Takohuni.com forum
 
ForumForum  Calendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Hub, Switch Dhe Router?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Hub, Switch Dhe Router?    Thu Dec 30, 2010 3:41 pm

Hub, Switch Dhe Router?

Rrjetet kompjuterike ndahen në disa shtresa. Tre prej këtyre shtresave janë:
1. Shtresa Fizike
2. Shtresa e Lidhjes së Informacionit (data-link)
3. Shtresa e Rrjetit

Hub-et përdorën në shtresën fizike, switch-et përdoren në shtresën e lidhjes së informacionit, dhe router-at përdoren në shtresën e rrjetit.

1. Shtresa Fizike dhe Hub-et

Në këtë shtresë nuk kemi informacion por shkëmbim sinjalesh elektronike. Pra, bëhet transmetimi i sinjaleve elektronike nga një pikë në tjetrën. Detyra e hub-it është të degëzojë burimin e rrymës elektronike. Nëse kemi një hub me katër porta, i njëjti sinjal degëzohet në katër degë. Gjithashtu, sinjali i një porte shpërndahet në të gjitha portat e tjera të hub-it.

E keqja e hub-eve është se nuk lejojnë portat të komunikojnë në të njëjtën kohë. Vetëm një portë shkëmben informacion ndërsa portat e tjera presin. Në një rrjet me pak porta ose me pak trafik koha e pritjes është shumë e shkurtër dhe nuk viret re fare; duket sikur të gjithë kompjuterat komunikojnë përnjëherësh. Por, nëse hub-i ka shumë porta, dhe të gjitha janë duke shkëmbyer informacion në të njëjtën kohë, shpejtësia e rrjetit-it bie ndjeshëm dhe është e dukshme.

Një tjetër kufizim i hub-eve është se të gjitha portat duhet të komunikojnë me të njëjtën shpejtësi.

Një tjetër e keqe e hub-eve është se meqenëse informacioni i çdo porte shpërndahet në të gjitha portat e tjera, atëherë çdo kompjuter i lidhur në hub mund të përgjojë informacionin e të gjithë kompjuterave të tjerë.

Duke pasur parasysh problemet më lart, hub-et janë të papërshtatshëm për rrjete ku shkëmbehet shumë informacion ose kërkohet komunikim në fshehtësi.
Megjithatë hub-et përdoren shpesh sepse nuk kushtojnë shumë dhe janë të lehtë për të instaluar.

2. Shtresa e Lidhjes së Informacionit dhe Switch-et

Në shtresën e lidhjes së informacionit nuk kemi më shkëmbim sinjalesh, por kemi shkëmbim "zarfesh" me informacion. Çdo zarf ka adresën e dërguesit dhe marrësit. Kjo adresë është adresa MAC (Media Access Control) e cila është e ndryshme për çdo kartë rrjeti (d.m.th. për çdo kompjuter).

Switch-et punojnë në këtë shtresë dhe kryejnë të njëjtën punë që bën dhe hub-i, por janë "më të zgjuar" dhe eliminojnë problemet e hub-eve. Ndryshe nga hub-et, switch-et lexojnë adresat e zarfeve dhe i dërgojnë zarfet vetëm në portën ku janë adresuar. Kjo aftësi e switch-eve lejon të gjithë portat e switch-it të shkëmbejnë informacion në të njëjtën kohë pa qenë nevoja të presin për portat e tjera të pushojnë. Gjithashtu zgjidhet problemi i spiunllëkut sepse tani çdo kompjuter ka lidhje të drejtpërdrejtë dhe private me switch-in; informacioni dërgohet vetëm në portën ku është adresuar. Ndryshe nga hub-i, switch-i është i aftë t'i përshtatet shpejtësisë së kartës së rrjetit për çdo kompjuter.

Përveç switch-eve, në shtresën e lidhjes së informaciont është edhe ura (switch), një pajisje e ngjashme me Switch-et por që përdoret për të krijuar një lidhje (urë) midis dy rrjeteve.

3. Shtresa e Rrjetit dhe Router-at

Shtresat e lartpërmëndura kishin të bënin me shkëmbimin e informacionit midis dy pikave të lidhura drejtpërdrejt me njëra tjetrën. Shtresa e rrjetit ngjitet një shkallë më lart dhe lejon komunikimin e dy pikave që mund të jenë lidhur drejtpërdrejt ose me anë të lidhjeve ndërmjetëse të rrjetit.

Shtresa e rrjetit e ndan informacionin në paketa të adresuara me adresa IP dhe pastaj ia kalon paketat shtresës së lidhjes së informacionit, e cila i fut këto paketa në zarf me adresa MAC dhe i hedh ato në rrjet. Paketat mund të kalojnë në disa zarfe deri sa të mbërrijnë në portën e adresuar. Në shtresën e lidhjes së informacionit zarfi kalonte direkt nga dora e dërguesit në dorën e marrësit, ndërsa në shtresën e rrjetit paketa kalon dorë më dorë ... më dorë deri sa arrin tek marrësi.

Duart që bëjnë të mundur shkëmbimin e paketave me informacion janë router-at. Router-at janë akoma më të zgjuar se switch-et dhe dinë si të shkëmbejnë informacion midis dy pikave, kudo qofshin ato në rrjet. Router-at e avancuar kujdesen që paketat të shkëmbehen barabar me qëllim që rrjeti të shfrytëzohet sa më mirë dhe të mos mbingarkohet.

Router-at zakonisht përdoren për të ndarë/organizuar rrjete të mëdhenj në nën-rrjete më të vegjël (subnets). Ky organizim bëhet për të minimizuar ngarkesën në rrjet dhe për të lehtësuar menaxhimin e rrjeteve.

Për shembull: Një universitet mund të ketë një nën-rrjet për çdo departament; çdo departament ka router-in e tij. Router-at e çdo departamenti janë lidhur në një router qendror, dhe router-i qendror mund të jetë lidhur me router-in e ISP-së (kompanisë së Internetit).


Përmbledhje

Tani duhet të jetë e qartë detyra e hub-eve, switch-eve, dhe router-ave në rrjetet kompjuterike. Në teori rregullat janë të qarta, por shumë kompani i kanë shkelur këto rregulla dhe kanë krijuar pajisje hibride që veprojnë si switch-e dhe router-a. Këto pajisje zakonisht u përshtaten kërkesa të rrjeteve të vegjël që gjenden në netkafe, shtëpi, e zyra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hub, Switch Dhe Router?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Takohuni.Com Forum :: Informatika :: Tutorials & Mësime-
Kërce tek: