Takohuni.com forum
 
ForumForum  Calendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 S i të instalosh dy sisteme operative në kompjuter

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: S i të instalosh dy sisteme operative në kompjuter    Thu Dec 30, 2010 9:44 am

Si të instalosh dy sisteme operative në kompjuter
Nuk po arrin të zgjedhësh midis Windows Vista-s dhe XP-së (ose Windows dhe Linux-it)? S’ka problem! Përdori të dyja!



Nëse ke blerë kompjuter të ri gjatë vitit të fundit, ka shumë mundësi që ta kesh marrë me Windows Vista-n të instaluar. Po nëse ke ndonjë softuer që nuk përputhet me të, si i bëhet? Apo në rast se e ke provuar Vista-n dhe ke thënë me vete “S’qenka gjë!”? Cilado qoftë situata, ne ofrojmë një zgjidhje: Mund ta konfigurosh kompjuterin në mënyrë të tillë që të pranojë dy sisteme dhe të zgjedhësh atë që dëshiron sa herë ta ndezësh. Kështu mund ta njohësh Vista-n pak e nga pak, duke patur ende shërbimin e anëve të këndshme të XP-së, ose mund të flirtosh paksa me Linux-in, pa u angazhuar seriozisht. Gjithçka që të duhet janë: CD-të e sistemeve operative dhe një ose dy orë nga koha e fundjavës.

1. Ngjesh diskun e ngurtëNuk mund ta instalosh XP-në në të njëjtin particion (ndarje) të diskut të ngurtë ku ndodhet edhe Vista. Prandaj duhet të përdorësh një aplikacion të posaçëm të përfshirë në Vista, në mënyrë që të lirosh ca hapësirë për një particon të XP-së.

Fillimisht, shih se sa hapësirë të lirë ke dhe sa do të duhet të lirosh. Sistemi operativ XP kërkon vetëm 1.5 GB, por duhet të lirosh më shumë se kaq për aplikacionet dhe të dhënat. Për të ruajtur të dhënat që krijon në XP mund të përdoret edhe ndarja ku është instaluar Vista, por aplikacionet që dëshiron t’i hapësh me XP duhet t’i instalosh detyrimisht në ndarjen e XP-së.


Shkruaj madhësinë e hapësirës që dëshiron të përdorësh për ndarjen e re.


Nëse ke në tryezën e kompjuterit (desktop) ikonën Computer, klikoje me të djathtën dhe zgjidh Manage. Përndryshe, kliko Start, pastaj me të djathtën mbi Computer dhe zgjidh sërish Manage. Kjo bën që të hapet programi Computer Management (Menaxhimi i Kompjuterit) i Vista-s. Në panelin e lundrimit në të majtë, kliko Disk Management (Menaxhimi i Diskut). Pas pak në panelin qendror do të të shfaqen drive-të e disponueshëm. Kliko me të djathtën mbi C: dhe pastaj zgjidh Shrink Volume (Ngjeshe Njësinë).

Masa e ngjeshjes së drive-it përkthehet në hapësirë të liruar për XP-në. Megjithatë Vista nuk të lejon të lirosh të gjithë hapësirën e mundshme. Kësisoj, kompjuteri që përdorëm ne kishte një disk të ngurtë prej 160 GB, nga të cilat 100 GB ishin të lira, dhe ne arritëm ta ngjeshnim vetëm në 43 GB. Për të ngjeshur 30 GB shkruajtëm “30000” në fushën përkatëse dhe pastaj klikuam Shrink. Nëse dëshiron 15 GB p.sh. për XP, shkruaj “15000”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
S i të instalosh dy sisteme operative në kompjuter
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Takohuni.Com Forum :: Informatika :: Tutorials & Mësime-
Kërce tek: