Takohuni.com forum
 
ForumForum  Calendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Mikpritja e Ramazanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Mikpritja e Ramazanit   Thu Dec 30, 2010 5:06 pm

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Siç e vini re dhe vetë, ditët ikin shumë shpejt, lëvizin me shpejtësi, ashtu siç lëvizin edhe retë. Dhe ja, fletët e ditëve palosen dhe pasojnë njëra-tjetrën, orët dhe çastet e kohës ikin vetëtimthi, njësoj si gjethet e vjeshtës që i merr përpara furtuna e caktimit.Sapo ikën nata menjëherë zbarkon dita tjetër dhe si rrjedhojë nuk bëhet gjë tjetër veçse afrohet dita e llogarisë, afrohet pa e kuptuar.

E me të vërtetë në përsëritjen e këtyre ditëve ne duhet të nxjerrim mësime, ashtu siç thotë dhe një njeri i mençur: "Vitet janë si shembulli i një peme ku muajt janë degët e kësaj peme, ditët janë bisqet e saj, orët janë gjethet e saj, frymëmarrja është fryti i saj". Dhe ai i cili frymëmarrjen e tij e shpenzon në përkujtimin dhe bindjen ndaj Allahut, atëherë frytet e pemës së jetës së tij i ka të shijshme, kurse ai i cili frymëmarrjen e tij e shpenzon për mëkate e mosbindje, atëherë frytet e pemës së jetës së tij i ka të hidhura. Mirëpo më mirë shija e fryteve të pemës së jetës tonë do të dallohet ditën e vjeljes, a janë të shijshme, apo të hidhura? Pra, në ditën e llogarisë, ditën kur do të paraqitemi përpara Allahut të Madhëruar, në laboratorin e Ditës së Gjykimit kur të merren në analizë veprat dhe punët tona. Dhe jo më kot kjo botë është cilësuar si trampolinë për në botën tjetër; ç'të mbjellim këtu do të korrim atje.Njerëzit qysh kur janë krijuar vazhdojnë të jenë udhëtarë dhe vendmbërritja e tyre nuk është gjë tjetër veçse xheneti, ose xhehenemi.Ditët ikin shumë shpejt dhe ja një mik po bëhet gati për të trokitur në dyert tona, të gjithë habitemi sa shpejt që erdhi ky mik, akoma e kemi të freskët në kujtesën tonë kur e përcollëm për herë të fundit. Të gjithë pyesim dhe njëkohësisht shqetësohemi: a jemi të përgatitur për ta mirëpritur? A i dimë kërkesat e tij? A i njohim zakonet e tij? A i dimë rregullat që ai ka vendosur e kërkon të zbatohen? A e dimë se çfarë preferon? Ky mik që po troket pas disa sitësh në çadrën çlodhëse të kësaj bote nuk është mik i rëndomtë, ai është muaji i madhëruar i Ramazanit, muaji i agjërimit që kemi nderin që na vizitojë një herë në vit duke e patur në mesin tonë plot një muaj. Një mirësi dhe favor me të cilën Allahu na ka favorizuar dhe begatuar. Në fundin e muajit shaban dhe në prag të muajit Ramazan Profeti (alejhi selam) tha:"O ju njerëz! Po ju afron një muaj i madh, një muaj i begatë. Në të ndodhet nata e kadrit më e mirë se një mijë muaj. Agjërimin e tij Zoti e bëri obligim dhe faljen e teravive e bëri të pëlqyeshme. Ai që gjatë këtij muaji kryen një obligim fetar do të shpërblehet sikur të ketë kryer 70 të tilla e ai që kryen një vepër vullnetare është njësoj sikur të ketë kryer një detyrim fetar. Ai është muaji i durimit e durimi shpërblehet me xhenet".Ky muaj i madhëruar dhe mik i nderuar e bën shpirtin të këndshëm dhe të gëzuar. Shpirti mishërohet dhe rehatohet me mirësitë dhe dhuntitë e tij. Allahu i Madhëruar e ka bërë këtë muaj si pikë furnizimi për t’u pajisur me besim dhe devotshmëri.Jeta e njeriut është rruga për te Zoti, një rrugë me fillim të ditur e fund të panjohur, çdo udhëtim ka nevojë për furnizim, e furnizimi i këtij udhëtimi është devotshmëria. Siç e thekson Allahu në Kuran ku thotë: "O ju që keni besuar dijeni se agjërimi është obligim për ju ashtu siç ishte edhe për ata para jush, në mënyrë që të jeni të devotshëm".Muaji në të cilin Allahu fal gjynahet zëre se ka trokitur, e ne nuk na ngelet gjë tjetër veçse t’i hapim dyert e t’i themi: Mirë se vjen! Mirë se vjen agjërim i nderuar! Mirë se vjen muaj i begatë i Ramazanit! Vjen pas një viti të plotë. Disa kanë vdekur, disa kanë lindur, disa janë varfëruar e të tjerë janë pasuruar, disa janë lumturuar e të tjerë janë brengosur, disa janë udhëzuar, e të tjerë kanë devijuar. Vjen plot pas një viti që e kemi mbushur ose me vepra të mira, ose me vepra të këqija. Regjistrat tanë do të hapen në Ditën e Gjykimit. Regjistra që as nuk humbet gjë prej tyre e as nuk harrohet.Vjen ti, o Ramazan, për t’u thënë syve tanë: agjëro prej shikimit në gjërat e ndaluara.Vjen për t’u thënë gjuhëve tona: agjëroni prej thashethemeve, përgojimit dhe shpifjeve, agjëro prej fyerjeve e sharjeve.Vjen për t’i thënë duarve tona agjëroni prej goditjeve, vrasjeve, vjedhjeve, ryshfeteve, prej shkatërrimit dhe rrënimit.Vjen o ramazan i begatë për t’i thënë këmbëve tona agjëroni prej shkuarjes në ato vende që mërzitet e hidhërohet i madhi Zot, në ato vende në të cilat nuk bën dobi më pas veçse pendimi.Vjen për t’u thënë barqeve tona agjëroni e mos futni në të të ndaluarat. Mos e njollos me kamatën, sepse zjarri u jep më shumë përparësi për t’i djegur ata trupa që janë rritur me haram.Të gjithë jemi në pritje të këtij muaji, në mënyrë që Allahu të na i falë mëkatet. Duhet të marrim si shembull ata që Allahu i zgjodhi për të shoqëruar Profetin (alejhi selam), i zgjodhi për të jetuar me njeriun më të vlefshëm. Kishte prej tyre që edhe pse nga mosha 13 e deri 20 vjeç dërgohej për të drejtuar ushtritë e ligjëronin nëpër minbere, ndreqnin e drejtonin botën. Kurse ne sot edhe pse 30-40-50-60 e përpjetë nuk jemi në gjendje të kuptojmë një këshillë, nuk jemi në gjendje të hedhim një hap apo gjysmë hapi nga e vërteta, s'jemi në gjendje të marrim një vendim.Të parët tanë të mirë kur vinte muaji i Ramazanit përgëzonin njëri-tjetrin dhe përgatiteshin për të. Shembulli i tyre ishte Muahmedi (alejhi selam) i cili kur shikonte hënën e re thoshte: "Hënë e re, hënë e mirësisë dhe e udhëzimit. O Zot, na bëj të sigurt e plot besim, na jep paqe e shpëtim. Zoti im dhe Zoti yt është Allahu".I thoshte pra hënës, ti je krijesë si gjithë të tjerat dhe nuk meriton të adhurohesh, sepse ti nuk të bën as dëm e as dobi, as të jep jetë e as të jep vdekje, as të jep furnizim e as të jep orientim. E pra, dijeni se shumë njerëz janë në gabim që i drejtohen hënës e yjeve që t’u tregojnë fatin, pra i drejtohen horoskopit....?!.Dijeni se muaji i madhëruar i Ramazanit është një rast i volitshëm që zor se e gjen dhe është një nga çastet e kushtueshme në jetën e muslimanit.Lum për ju që do të arrini këtë muaj të agjëroni me besim të plotë e të sigurt se do të shpërbleheni. Mburret Allahu para engjëjve për këtë umet të mesëm. Lum për ata që do të uriten e eten për hir të Allahut.I dërguari i Zotit, para Ramazanit i nxiste besimtarët për lutje dhe adhurim. I mbushte zemrat e tyre me begati dhe mëshira që dërgohen ato ditë dhe ua frymëzonte shpirtrat me të mirat e agjërimit e u thoshte: "U erdhi muaji i Ramazanit, muaji që ju kaplon begatia, ju zbret mëshira, ju mbulohen gabimet, ju përgjigjet lutja".Ky është muaji i ndryshimit muaji në të cilin ke për të kryer ndryshimin më të vështirë, ndryshimin e vetvetes, një eksperiencë e heshtur, ndryshim që duhet të kryhet për 30 ditë aq i vështirë sa shkulja e maleve nga vendi i tyre, më i vështirë se ndryshimi i rrjedhës së lumenjve, më i vështirë se gjelbërimi i shkretëtirës, por jo i pamundur. Mjafton forca dhe vullneti, e mbi të gjitha besimi dhe shpresa. Kjo është e nevojshme për individin që nuk di se ç’duhet të bëjë, për familjen që frikshëm po e humbet rolin e saj, për shoqërinë që mendon se lehtë mund të integrohet në kufij gjeografik, pa u integruar së pari me veten e saj.Ramazani vjen pas disa ditësh. Ata që e trajtojnë si muaj i urisë ditën e si muaj i ngopjes natën dhe leximit formal të Kuranit, nuk do të kenë kurrfarë dobie prej tij.E ndërsa ata që e trajtojnë si shkollë për përgatitjen e besimit dhe edukatës, për forcimin e shpirtit dhe vazhdimin e një jete më të mirë e më të përkryer, do të kenë dobi prej tij dhe do të fitojnë kënaqësinë dhe shpërblimin.Ramazani është një rast i rrallë një muaj në vit, një mundësi që ndoshta nuk do ta arrish vitin tjetër, sepse nuk kemi garanci që do jemi gjallë vitin tjetër. Prandaj t’i hapim zemrat për këtë sezon të lulëzimit të shpërblimit tonë. Ta agjërojmë për Zotin këtë muaj duke qenë të sigurt se Ai e vlerëson shumë këtë vepër, në një hadith të shenjtë Ai thotë:"Çdo vepër që e kryen njeriu e ka për veten e tij, përveç agjërimit të cilin e ka për Mua dhe vetëm Unë do të di ta shpërblej".Të përgatitemi për këtë muaj të madh, të edukohemi me edukatën e tij dhe të fitojmë dobi prej urtësive të tij.Dyert e parajsës, të mëshirës, të faljes, të shpëtimit, janë hapur, prandaj ejani të hyjmë në të!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mikpritja e Ramazanit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Takohuni.Com Forum :: Arti dhe Kultura :: Feja muslimane-
Kërce tek: