Takohuni.com forum
 
ForumForum  Calendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Çfarë të bëj nijet për agjërim?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Çfarë të bëj nijet për agjërim?   Thu Dec 30, 2010 5:03 pm

Çfarë të bëj nijet për agjërim?


Çfarë të bëj nijet për agjërim?

Ka thënë Muhammedi salallahu alejhi we selm: “Me të vërtetë veprat janë sipas qëllimeve, dhe cdo njeriut i takon ajo që ka pasur për qëllim. Kush bën hixret për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, hixhreti është për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. E kush bën hixhret për dunja apo për ta martuar ndonjë grua, hixhreti i tij është për atë që ka bërë hixhret.”

1) Bëje nijet që me këtë agjërim t'ia shesësh shpirtin Allahut (svt) (Udhëtimin e adhurimit)

2) Ta bësh nijet se je duke e kryer një punë që nuk ka si ajo . “Agjëro, sepse agjërimi nuk ka te njëjtë sikur ai.”

3) Se je duke e bërë një punë për Allahun . “Agjërimi është për mua dhe unë shpërblej për të.”

4) Ta bësh nijet me këtë agjërim që Allahu të ta fal sprovën . “Sprovën e njeriut ne veten e tij, familjen, pasurinë dhe fqinjin e tij, e shlyen agjërimi, namazi dhe sadakaja.”

5) Falja e mëkateve të kaluara . “Kush e agjëron Ramazanin, duke besuar dhe në llogaritje, i falen atij ato mëkate që i ka bërë më herët.”

6) Kërkimi i shefatit (ndërmjetësimit) në ditën e Gjykimit . “Kur'ani dhe Ramazani ndërmjetësojnë për robin ditën e Gjykimit. Thotë Kurani: “E kam mbajtur te zgjuar natën, pra, më lejo të ndërmjetësojë për të”. Thotë Ramazani: “I kam shkaktuar etje ditën, pra, më lejo të ndërmjetësoj për të.””

7) Fitimi i "salavateve" të Allahut dhe melaikeve për ty . “Allahu dhe engjëjt e tij dërgojnë salavate për ata që 'hanë syfyr'.” Allahu të dërgon salavate nëse e fal sabahun në të djathtën e imamit. “Allahu dhe engjëjt e Tij dërgojnë salavate për të djathtat e safave.”

Cool Agjërimi të largon nga zjarri . “Agjërimi është mburojë me të cilën mbrohet robi nga zjarri.”


O Zoti im, unë po strehohem tek Ti, pra, më mbrojë mua.

O Zoti im, po kërkoj shpëtim tek Ti, pra, më ruaj mua.

O Zoti im, po kërkoj strehim tek Ti, pra, kujdesu për mua.

O Zoti im, gjyko mes meje dhe atij që më bën dëm.

O Zoti im, largoje nga unë atë që më bën kurthe.

O Zoti im, ma rregullo atë që më mbron.


9) Agjërimi në verë e trashëgon shuarjen (e etjes) në ditën e etjes . Ka thënë Ebu Musa El-Esharij dhe këtë e ka bërë Sahih Shej Albanin në Tergib ue terhib: "Allahu ia ka bërë obligim vetes së Tij, se ai që e bën veten të etur në një ditë të nxehtë, është obligim i Allahut që t'i japë të pijë ditën e Gjykimit". “... dhe Zoti i tyre u jep të pijnë pije të pastër.”

10) Agjërimi në dimër është si plaçka e ftohtë

11) Bëje nijet që me agjerim te hysh kah dera "Rejjan" në Xhennet . “Në Xhennet është një derë që quhet 'Rejjan', nuk hyn kah ajo vecse agjëruesit...”

12) Përfundimi i mirë . “Kujt i përfundohet (jeta) me agjërimin e nje dite, hyn në Xhennet.”

13) Ta shfrytëzosh lutjen që nuk kthehet në iftar . “Agjëruesi e ka një lutje që i përgjigjet Zoti asaj.” "O Zot na bashko të gjithëve në Xhennet, që Zoti ta largojë dëshpërimin nga i gjithë ummeti. Që Zoti ta bëj të hyjë Ramazani me gëzim dhe lumturi në shtëpitë e të gjithë muslimanëve. Që Zoti ta ngrisë sprovën nga të sprovuarit e muslimanëve. Që Zoti t'i strehojë të pastrehët prej besimtarëve. Që Zoti t'i ndihmojë muxhaidat e përçmuar. Që Zoti t'i lirojë të burgosurit dhe t'i gëzojë me ta familjet e tyre në Ramazan.”

14) Që të jesh prej të mirëve . “E s'ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve.” “Allahu ua bëftë lutjen e një populli të mirë, falën natën dhe agjërojnë ditën, dhe nuk janë mëkatarë.”

15) Arritja e dy kënaqësive te premtuara . “Agjëruesi i ka dy gëzime. Kur të agjëroje gëzohet me agjërimin e tij dhe kur ta takojë Allahu gëzohet me agjërimin e tij.”

16) Përmisimi i erës tënde . “Shembulli i besimtarit i cili lexon Kur'an, është si shembulli i utraxhes (një lloj bime/lule) shijen e ka të mirë dhe erën e ka të mirë.” “Era e gojës së besimtarit është më e mirë tek Allahu se ajo e miskut.”

17) Arritja e Natës së Kadrit e cila është më e mire së njëmijë muaj.

18) Bëje nijet që të shkruhesh prej besnikëve të dalluar dhe dëshmorëve . “E kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë sëbashku me ata që Allahu i shpërblen (me) perjgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shok të mirë janë ata! Ky shpërblim i madh është prej Allahut.”

19) Të të ngriten shkallët në Xhennet dhe të jesh nga të hershmit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Çfarë të bëj nijet për agjërim?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Takohuni.Com Forum :: Arti dhe Kultura :: Feja muslimane-
Kërce tek: