Takohuni.com forum
 
ForumForum  Calendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 O Allah ndihmona që ta arrijmë Ramazanin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: O Allah ndihmona që ta arrijmë Ramazanin   Thu Dec 30, 2010 5:01 pm

Ky mysafir është muaji i Ramazanit, muaji i bekuar i Ramazanit, pra o robër të Allahut shpejtoni në shfrytëzimin e kësaj sezone përfituese që ti arrijmë këto mirësi Hyjnore, thotë Muhamedi a.s.



Kanë mbetur pakë ditë dhe në dyert tona do të troket mysafiri i ndershëm, mysafiri i cili vije që të na nderon, edhe pse është e natyrshme që zoti i shtëpisë ta nderon mysafirin, por ky mysafir nga ne nuk pret nderim, ai na nderon neve, Allahu e benë shkak në nderim, falje dhe lirim nga zjarri.

Ky mysafir është muaji i Ramazanit, muaji i bekuar i Ramazanit, pra o robër të Allahut shpejtoni në shfrytëzimin e kësaj sezone përfituese që ti arrijmë këto mirësi Hyjnore, thotë Muhamedi a.s.

“Së ka dyshim se Zoti juaj ditët e jetës suaj ka disa sezona (të mirësisë), kërkoni ato ndoshta njërin nga ju do ta godasin diç prej atyre sezoneve e pas tyre nuk do të ankohet më” Taberiu

Ramazani është muaj në të cilin Allahu përgatitë atmosferën e adhurimit, transmetohet nga Pejgamberi a.s. që ka thanë:

“Në ditën e parë të muajit Ramazan lidhën shejtanët, mbyllën dyert e zjarrit dhe nuk hapet prej tyre ndonjë derë, hapen dyert e xhenetit dhe nuk mbyllet ndonjë derë e tij, thërret një thirrës: O veprues i veprave të mira prano. O veprues i veprave të këqija ndalohu. Allahu liron nga zjarri për çdo natë” Termidhiu



Si ta presim muajin e Ramazanit?

Me lutje.. lute Allahu që ta arrish këtë muaj duke qenë në shëndet të mirë, në mënyrë që të jesh në gjendje të aktivizohesh në adhurim ndaj Allahut të Lartësuar, përmes agjërimit, namaz nate, përkujtimit, leximit të Kuranit, të parët tanë gjashtë muaj pas Ramazanit lutnin Allahun që të u pranon atë, ndërsa gjashtë muaj para ramazanit lutnin që ta presin atë.

Pastrimi i shpirtit ndaj muslimanëve.. që mes teje dhe mes të tjerëve të mos ketë ndonjë armiqësi, ashtu siç thotë Pejgamberi a.s. “Allahu i shikon të gjithë krijesat e tij në gjysmën e muajit Shaban, dhe i falë të gjithë krijesat e Tij, përveç pabesimtarit dhe ati që grindet me të tjerët” Tergib ve Terhib 1016.

Me agjërim… ashtu siç tregon hadithi në të cilin Usame bni Zejd r.a. i thotë Pejgamberit a.s.: O i Dërguari i Allahut, nuk të kam parë që agjëron në ndonjë muaj ashtu siç agjëron në muajin Shaban? Pejgamberi a.s. tha: “Ky është një muaj që njerëzit në të janë të pa kujdesur, mes Rexhepit dhe Ramazanit, ky është muaj që në të punët ngritën te Zoti i botërave, unë dua që punët e mia të ngritën e unë duke qenë agjërueshëm” Tergib ve Terhib 101

Ndoshta suneti i Pejgamberit a.s. në agjërimin e shumtë në Shaban Muslimanin e përgatit për agjërimin e muajit të Ramazanit, dhe nuk ndien lodhje në këtë adhurim të madh.

Me kujdesie të shuar ndaj obligimeve, sikur që janë namazi me xhemat në xhami, në mënyrë që mos të ikë shpërblimi më i vogël në muajin Ramazan, dhe që të mos prekë diç nga gabimet e mundshme sa do të vogla në ramazan të cilat e zvogëlojnë shpërblimin.

Leximi i Kuranit dhe mësimi i tij, përpjekja e leximit të tërin gjatë muajit Shaban, këtë për shkak që të lehtësohet leximi dhe përfundimi i tij në muajin Ramazan, leximi i Kuranit është adhurim i lartë, muslimanin e ndihmon në adhurimet tjera në Ramazan dhe gjatë muajve të tjerë, dhe për këtë nuk lejohet muslimanit që të jetë i lidhur me të vetëm gjatë muajit Ramazan, por ai duhet që këtë adhurim ta shfrytëzoi çdo kohë.

Namazi i natës gjithashtu është nga çështjet me të cilat muslimani duhet ta përgatit vetveten në to, në mënyrë që namazin e taravive ta kryen pa ndonjë lodhje, namazi i natës nuk është i veçantë vetëm gjatë muajit ramazan, por në ramazan ai kryhet me xhemat në mënyrë të veçantë, e pastaj muslimani vazhdon jetën me të edhe gjatë kohës tjetër.

Mos të harrojmë që ta përmendim atë që është edhe më kryesore e që na ndihmon në të gjithë këtë e ajo është përkujtimi i Allahut të Lartësuar (Dhikri), në Kuran dhe Hadith thirret shumë për një gjë të tillë, Allahu i Lartësuar thotë:

“Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim). Më falënderoni e mos Më mohoni” Bekare: 152

“Shumëpërmendësit e Allahut e shumëpërmendëset e Allahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh” Ahzab: 35

Pejgamberi a.s. porosit dhe thotë: “Le të vazhdon gjuha jote e lagur me përkujtimin e Allahut” Ahmedi, Termidhiu, Ibni Maxhe.

Mësimi i Fikut dhe rregullave të Ramazanit, besimtari obligohet që Allahun ta adhuroi duke qenë i ditur në të, nuk arsyetohet injoranti i cili nuk ka njohuri ndaj obligimeve me të cilat është obliguar nga Allahu e prej tyre është edhe muaji i Ramazanit, muslimani është i detyruar që t’i mëson çështjet e Ramazanit dhe rregullat e tij para ardhjes së tij, në mënyrë që agjërimi i tij të jetë i drejtë dhe i pranuar te Allahu i Lartësuar: “Pyetni dijetarët nëse nuk dini” Kurani

Thirrja e njerëzve në të mirë, urdhri në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, e në ramazan me të gjitha mjetet, thotë Pejgamberi a.s: “Nëse Allahu udhëzon një njeri është më mirë për ty se sa tërë bota dhe ajo që gjendet në të” Buhariu dhe Muslimi

Njerëzit në muajin e ramazanit janë në gjendje që të pranojnë atë që në kohë tjetër nuk e bëjnë, nga metodat është fjala e mirë në xhami, dhurata e ndonjë libri apo shiriti, ndeja të përkujtimit të Allahut, leximi i Kuranit me njerëz në Xhami, shtëpi dhe ndeja te ndryshme, shpërndarja e rregullave të agjërimit, ndihma e njerëzve nevojtarë e shumë mënyra tjera.

Stolimi me moral të lartë, dhe largimi nga sjellja e keqe, dhe vendosja e sinqertë në lënien e gjitha veseve të këqija, dhe pendimi nga çdo gjë e neveritur, dhe mos kthimi në to, ky është muaj i pendimit e nëse nuk pendohemi në të kur do të pendohemi, thotë Allahu i Lartësuar: “Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim’ Nur: 31

Vendosje e sinqertë për shfrytëzimin e çdo çasti me vepra të mira, ai i cili është i sinqertë me Allahun, Allahu do ta lehtësoi rrugën e mirësisë, thotë Allahu i Lartësuar: “do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj Allahut” Muhamed: 21

Pregaditje për ta shfrytëzuar kohën në muajin Ramazan, lexim Kurani, përkujtim Allahu, vizita të ndërsjellët me të afërmit etj.

Edhe një herë dëshirojmë që të përkujtojmë rëndësinë e përgatitjes për këtë muaj të bekuar, dhe se lënja e kësaj përgatitje numërohet nga veprat e liga, e ai që dëshiron që ta shfrytëzon këtë muaj të bekuar është më mirë që të përgatitet për të, Allahu i ka urryer njerëzit të cilët kanë thënë se dëshirojnë çështjen por nuk janë përgatitur për të, thotë Allahu i Lartësuar:

“E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të (për luftë) ndonjë përgatitje, por All-llahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre, andaj i zbrapsi, dhe u është thënë: "Rrini me të paaftit (fëmijët, gratë e pleqtë)” Tevbe: 46

Kërkojmë mbrojtje nga Allahu që të mos jemi prej tyre, dhe e lusim Allahun të na furnizoj më përgatitjen më të mirë për pritjen e muajit Ramazan, dhe urime u qoftë muaji i bekuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: O Allah ndihmona që ta arrijmë Ramazanin   Thu Dec 30, 2010 5:02 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
O Allah ndihmona që ta arrijmë Ramazanin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Takohuni.Com Forum :: Arti dhe Kultura :: Feja muslimane-
Kërce tek: