Takohuni.com forum
 
ForumForum  Calendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Muhammedi a.s. shëmbëlltyrë për besimtarët gjatë Ramazanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Muhammedi a.s. shëmbëlltyrë për besimtarët gjatë Ramazanit   Thu Dec 30, 2010 5:00 pm

Muhammedi a.s. shëmbëlltyrë për besimtarët gjatë Ramazanit...

Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun” Ahzab:21

Përmes këtij ajeti Allahu i Lartëmadhërishëm u drejtohet besimtarëve islam me një mesazh dhe porosi të qartë, se besimtarët islam për model dhe shembull të jetës së tyre gjithnjë duhet ta kenë të dërguarin e Allahut (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme). Besimtari islam i cili me vetë dëshirë dhe bindje ka pranuar Islamin, besimin një Zot të pa shok, ka pranuar që Muhamedi a.s. është i dërguari i Allahut, ka pranuar që sistemi i jetës së tij të jetë sistemi hyjnor, nuk guxon në asnjë mënyrë që për model apo shembull të menaxhimit të jetës së tij, të ketë dikë tjetër përveç të dashurit të Allahut (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme) Muhamedit a.s.

Të kesh model të jetës, Pejgamberin (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme) në jetën e përditshme, nënkupton të që jetën tënde, veprat tua, fjalët tuaj dhe tërë edukatën dhe sjelljen tënde ta harmonizosh me jetën e pejgamberit (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme), e ta harmonizosh jetën tënde me jetën e Pejgamberit (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme) do të thotë ta harmonish jetën tënde me porositë e Kur’anit famëlartë. Shokët e Pejgamberit (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme) kësaj çështje i përkushtonin kujdes të madh, andaj edhe ishin të interesuar që të dinin çdo intimitet nga jeta e Pejgamberit a.s., dhe për këtë arsye ata kishin pyetur edhe Ajshen r.a., bashkëshorten e Pejgamberit a.s. për jetën e tij, sjelljet dhe edukatën e tij brenda në familje, ajo ka thënë: Edukata e tij ishte Kur’ani.

Pejgamberi s.a.v.s ishte dhe ngeli dhe do të ngelë pasqyrë e atyre muslimanëve që besuan në Allahun xh.sh., në të dërguarin e Tij, besojnë në botën tjetër dhe shpresojnë në mëshirën e tij, dhe janë të vetëdijshëm se përgjegjësinë e të gjitha veprave dhe sjelljeve që i kanë bërë në këtë botë. Besimtari islam, në vazhdimësi bënë përpjekje të trasojë rrugën e pejgamberit a.s. dhe ai të jetë shembull i tij në jetën e përditshme, sepse pikërisht aty e gjen jo vetëm kënaqësinë shpirtërore por edhe zgjidhjen e problemeve jetësore me të cilat ballafaqohet.

Pikërisht kështu, ngase Muhamedi a.s. shikuar nga aspekti i pejgamberisë të tij, ai ishte i dërguari i zgjedhuri dhe krijesa më e dashur te Allahut xh,sh,, andaj edhe ishte i edukuar nga Ai, sepse ai thoshte “Mua më edukoi Zoti im me edukatën më të mirë”, andaj është mësuesi dhe edukatori i njerëzisë, kurse shikuar nga aspekti njerëzor ai ishte njeri i popullit, që vazhdimisht jetonte me popullin.

Edhe ai sikur njerëzit tjerë kishte përjetuar sfidat e ndryshme të jetës, duke filluar nga sëmundja, shëndeti, humbja e anëtarëve të familjes dhe fëmijëve, varfëria ekstreme, sulmet dhe nënçmimet që i bënin etj. Pra, të gjitha këto i ka menaxhuar me bindje dhe besim në Allahun xh.sh. dhe praktikisht ka mësuar myslimanët se si duhet menaxhuar dhe përballuar këto sfida të jetës. Pra, besimtari islam tek ai gjen zgjidhjen e të gjitha problemeve jetësore.

Mendoj se kjo çështje, apo kjo tematikë është e gjerë të diskutohet në një punim të shkurtë andaj ne po bëjmë përpjekje të përqendrohemi vetëm në sjelljet e Pejgamberit a.s. gjatë muajit të Ramazanit.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. në Ramazan

Do të ishte absurde që të flasim për vlerën e muajit të Ramazanit e të mos përkujtojmë këtë bujari të Muhamedit a.s. gjatë këtij muaji në veçanti. Vërtet, o i dërguari i Allahut je në moralin më të lartë dhe shembull i tërë njerëzisë. Se cilat ishin sjelljet dhe veprimet e të dërguarit të Allahut (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme) gjatë muajit të Kur’anit, muajit të Ramazanit, më së miri na tregon një hadith i transmetuar ngaIbni Abasi r.a. i cili thotë :

عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَجْوَدَ النَّاسِ وَكَانَ أَجْوَدُ مَا يَكُونُ فِي رَمَضَانَ حِينَ يَلْقَاهُ جِبْرِيلُ وَكَانَ يَلْقَاهُ فِي كُلِّ لَيْلَةٍ مِنْ رَمَضَانَ فَيُدَارِسُهُ الْقُرْآنَ فَلَرَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَجْوَدُ بِالْخَيْرِ مِنَ الرِّيحِ الْمُرْسَلَةِ* رواه البخاري
“Pejgamberi a.s. gjithherë ishte më dhuruesi (bujar-shpirtmadh) prej njerëzve, por, edhe më dhurues, më bujar ishte gjatë muajit të Ramazanit, kur takohej me Xhibrilin a.s . Me të takohej për çdo natë gjatë Ramazanit dhe mësonte Kur’an, e Pejgamberi a.s. ishte më dhurues në mirësia sesa era (fryma ) e dërguar.” Buhariu

Nëse me vëmendje bëjmë një studim të hollësishëm dhe të thukët në këtë hadith të transmetuar nga e Ibni Abasit, pa vështirësi vërejmë se në të, përfshihet cilësitë madhështore të Muhamedit a.s. siç janë; morali i lartë, bujaria, humaniteti dhe solidariteti i përhershëm i Pejgamberit a.s. dhe ai i veçantë gjatë ditëve, netëve apo muajve të dalluar siç është rasti me muajin e Ramazanit.

Fillimisht ky hadith i regjistruar te imam Buhariu, na e bënë me dije kujdesen e sahabëve (shkëve ) të pejgamberit a.s. për ta përcjellë me vëmendje çdo veprim, sjellje dhe fjalë të Pejgamberit a.s., sepse për këto cilësi të pejgamberit a.s. na rrëfen Ibni Abasi r.a. e nuk e thotë Pejgamberi a.s. për veten e tij. E kjo është nga modestia e tij.

Në hadith përmendet shprehja “Exhvede” që donë të thotë “më dhurues-më bujari”. Vërejmë se kjo shprehje në hadith është e cekur në trajtën e superiores, që nënkupton se bëhet fjalë për diç mbi të rëndomtën, e në sheriatin Islam nënkupton: “T’i dhurosh, japësh nevojtarit atë që ai ka nevojë.” Nga kjo shprehje vihet në pah se dhuratat dhe bujaria e të dërguarit të Allahut xh.sh. nuk ishin të kufizuara në lloje dhe individë të veçantë, porse ato ishin universale të përfshira në të gjitha lëmit jetësore dhe për të gjithë, sepse vërtetë ai ishte “mëshirë për të gjitha botat”.

Ibni Abasi përmes këtij hadithi fillimisht na rrëfen për bujarinë e Pejgamberit (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme) të pa kufizuar në kohë, pra ai ishte bujar gjithnjë, porse në muajin e agjërimit, muajin e Kur’anit, pendimit, magfiretit, humanizmit dhe solidaritetit ai e shumëfishonte bujarinë e tij. Ky është mesazh i qartë për të gjithë besimtarët islam, e edhe për ne.

Më tutje hadithi na sqaron për një çështje shumë të rëndësishme për besimtarët islam e që është fakti se Muhamedi a.s. gjatë muajit të Ramazanit, për çdo natë takohej me Xhibrin a.s., engjëll, ky që ia solli shpalljen të gjithë të dërguarve të Allahut xh,sh., e edhe Muhamedit a.s.. Këto takime mes tyre gjatë netëve të Ramazanit ishin takime tjera nga ato që Xhibrili i sjellte shpalljen Muhamedit a.s., ngase këto takime kishin krejtësisht karakter tjetër, ngase ishin takim diturie. Gjykohet kështu ngase në këto takime i dërguari i Allahut (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme) e dëgjonte Kur’anin që i ishte zbritur më parë nga Xhibrili a.s., kur ai ia lexonte, dhe më pas Pejgamberi a.s. ishte ai që lexonte, e Xhibrili a.s. e dëgjonte.

Nga këto takime diturie që bëheshin mes të dërguarit të Allahut (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme) dhe Xhibrilit a.s. ne mund të nxjerrim disa mësime e në mesin e tyre janë:

- Përkujdesjen e Muhamedit a. s. për nxënien përmendësh dhe pa gabime të Kur’anit famëlartë, e këtë e bënte duke e dëgjuar nga Xhibrili dhe duke lexuar para tij.

- Përkujdesja për ruajtjen e Kur’anit është nën përkujdesjen e Allahut xh.sh. sepse Ai i kishte përcaktuar që mësuesi i Pejgamberit a.s. për ta mësuar Kur’ani të jetë Xhibrili Besnik.

- Ajo që është shumë me rëndësi për ne sot të kuptojmë nga këto takime është fakti se Kur’ani nuk ka mundësi të mësohet vetvetiu pa mësues. Pra ai i cili dëshiron të mësojë Kur’anin, është i detyruar të mësojë para mësuesit, sepse Kura’ni si fjalë e Allahut është fjalë e formuar nga shkronjat dhe tingulli. Si do të ketë mundësi që dikush vetvetiu të mësoj Kur’anin pa pasur nevojë për mësues, kur për këtë kishte nevojë i dërguari i Allahut xh.sh. Muhamedi a.s.

- Çështja tjetër që na jep të kuptojmë hadithi është lidhshmëria e besimtarit islam me Kura’nin në të gjitha kohët, por gjatë muajit të Ramazanit duhet të shumëfishohet dhe të përforcohet kjo lidhje, sepse këtë e bënte edhe Pejgamberi a.s., sahabët, tabiinët, dijetarët islam e edhe myslimanët e mirë dhe të devotshëm.

Pastaj në hadithin e Ibni Abasit r.a. përmendet edhe shprehja “Err-rrih “ që donë të thotë “Erë-frymë”. Kjo shprehje ka për qëllim erën, e cila sjell retë nga larg, e që quhet era e mëshirës që sjell shiun e qetë me begati të shumta e që ngjall tokën dhe bimët. Ibni Abasi në këtë hadith tërheq një paralele mes bujarisë dhe mëshirës së Pejgamberit (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme) dhe erës që sjell shiun e bereqetshme, duke e cilësuar se bujaria dhe mëshira e Pejgamberit a.s. janë më të frytshme dhe fitimprurëse për botën njerëzore se sa era që bartë retë. Nga kjo nënkuptohet se mirësitë e Muhamedit a.s ishin më të gjithëpërfshirëse dhe më të dobishme se sa shiu i dobishëm që ringjall tokën dhe bimët.

Nëse në këtë hadith e marrim parasysh faktorin kohë dhe vend, dhe hadithin e shpjegojmë në ndikimin e këtyre dy faktorëve, atëherë nxjerrim mësime të shumta. Hadithi është thënë vendin ku më së shumti ka pasur nevojë për shi dhe ringjallje të tokës, ngase banorët e Medinës jetonin nën presionin e thatësisë dhe vapës që kërcënonte shkretia arabe. Pika e shiut të shtrenjtë ishte i mirëpritur edhe nga bimët, edhe nga shtazët, kafshët e pse jo edhe nga njerëzit. Ishte e mirëpritur, sepse era që sillte shiun ringjallte dhe freskonte tokën dhe bimët.

Kjo ishte freskia dhe shpresa që sillte shiu në atë vend për të freskuar tokën, bimët, mirëpo sa do të ishte e dobishme kjo freski e tokës, nëse zemrat e njerëzve janë të vyshkura dhe nuk janë të freskuara, janë të ngurta dhe jo falënderuese për Krijuesin e shiut dhe të reve. Pra nëse retë e sjellin shiun dhe e freskonin tokën dhe bimët, Muhamedi a.s. me porosinë e tij hyjnore, me edukatën dhe humanizmin e tij, zgjoi dhe ringjalli ndjenjën njerëzore që është faktor esencial dhe primar në ekzistencë, duke e çliruar nga adhurimet e kota dhe errësirat që kishin kapluar atë.

Për shpirtgjerësinë, bujarinë, moralin dhe humanizmin e Muhamedit a.s. gjatë tërë jetës së tij e veçanërisht gjatë muajit të Ramazanit, diskutuan dhe e përshkruan shumë dijetarë, porse në këtë rast do të ishte interesant të potencojmë se si një një poet arab e përshkruan Muhamedin a.s. në poezinë e tij me këto fjalë :

“Nuk tha JO asnjëherë, përveç në dëshminë e tij
Sikur të mos ishte dëshmia, atëherë shprehja JO do të ishte PO.”

Me këtë shprehje poeti arab kishte për qëllim bujarinë e Muhamedit a.s. që ishte e pakufizuar për askënd dhe askujt nuk i thoshte jo. Shprehja arabe LA, e cekur në poezi, nuk gjendej në fjalorin e Pejgamberit a.s. vetëm atëherë, kur thoshte “LA ILAHE IL-LALL-LLAH.” e po të mos ishte kjo dëshmi, atëherë shprehja LA (jo) te i dërguari i Allahut xh.sh. do të ishte “NEAM “ (po).

Pra, sjelljet e Muhamedit a.s. gjatë muajit të Ramazanit dalloheshin edhe me shtimin e ibadeteve, e veçanërisht me leximin e Kur’anit dhe faljen e namazeve. Këtë e vepronte gjatë tërë Ramazanit, por kujdes të veçantë i kushtonte dhjetë ditkëshit të fundit të Ramazanit. Ai gjatë dhjetë ditëve të fundit bënte angazhime maksimale në ibadete, saqë kalonte tërë natën në ibadet. Gjithashtu ai mbyllej në xhaminë e tij gjatë dhjetëshit të fundit, me qëllim afrimi dhe adhurimi, që të arrijë kënaqësinë e Allahut xh.sh.. Kjo mbyllje në parimet e sheriatit islam quhet me emrin Itikaf.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Muhammedi a.s. shëmbëlltyrë për besimtarët gjatë Ramazanit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Takohuni.Com Forum :: Arti dhe Kultura :: Feja muslimane-
Kërce tek: